E Premte, 6 Nëntor 2026

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT shemb 9 objekte (VIDEO)

Në mbështetje të kërkesës së ARRSH-së, IKMT vijoi prishjen e objekteve që preken nga zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë.

Në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve me funksione shërbimi dhe banimi.

Shembejt i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa.

"Në mbështetje të kërkesës së ARRSH-së, IKMT po vijon prishjen e objekteve që preken nga projekti infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë (Faza VI)”.

Në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve 1 dhe 2-katëshe, me funksione shërbimi dhe banimi.

Prishjet po i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbur kohë.

IKMT është e angazhuar në mbështetje të projekteve infrastrukturore, për përshpejtimin e investimeve publike dhe realizimin e tyre në funksion të qytetarëve", thuhet në njoftim

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›