E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dorëhiqen pesë administratorët e njësive, drejtorët dhe nënkryetarët e Bashkisë së Krujës

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Bashkia e Krujës njofton se pesë administratorët e njësive, nënkryetarët dhe drejtorët e drejtorive kanë dhënë dorëheqjen.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediet, “administratorët e njësive administrative Fushë-Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre te kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi”.

“Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë”, thuhet në njoftim.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›