Nënkolonel Behar Tocilla nderohet me Medaljen e Argjendtë të Mbrojtjes Kombëtare të Francës

TIRANË 15 korrik/ATSH/ Në Tiranë u kremtua Festa Kombëtare e Francës, e cilësuar si një ngjarje ikonike e historisë së Francës dhe asaj botërore.
Ceremonia nisi nën tingujt e performancës së Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura.
Me këtë rast solemn, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj, ambasadorja e Francës, Catherine Suard e nderoi nënkolonelin Behar Tocilla të FARSH, oficer i promocionit të 31-të të École de Guerre në Paris, me Medaljen e Argjendtë të Mbrojtjes Kombëtare, të akorduar nga Ministri i Mbrojtjes i Republikës Franceze.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau në rrjetet sociale momente nga ceremonia e organizuar me këtë rast, duke e cilësuar “një moment vlerësimi për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, dhe potencialin e zhvillimit të mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje”.
1 nga 7/k.s//r.e//a.f/