Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij sipas burimeve te RTSH.
Klosi sipas burimeve pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Klosi u emëruar në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021. Më parë gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike .
Në qershor deri ne tetor të vitit 2021 Klosi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.
Zoti Klosi ka eksperiencë të gjatë në sistemin bankar ku për më shumë se 13 vite ka mbajtur pozicione të ndryshme si Drejtor në Departamentin e Analizës së Kredisë, Drejtor në Departamentin e Riskut të Kredisë, Drejtor në Departamentin e Financimit të Strukturuar.
Gjatë kohës që drejtoi tatimet, ndaj Klosit ka pasur dhe dy padi në SPAK nga Partia Demokratike.
/rtsh.al/