Dosja “5D”, ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmon në SPAK

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është paraqitur këtë të enjte (2 tetor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, mësohet se Mazniku ka dëshmuar në SPAK në kuadër të procesit ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të cilët akuzohen për përfitim tenderash publikë nëpërmjet kompanisë “5D”.
Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato janë lënë në masën e “arrestit me burg”, ndërsa pesë zyrtarë të tjerë janë lënë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
/rtsh.al/