E Diel, 1 Nëntor 2026

Doué, Golden Boy 2025: Është një nder i madh të marr këtë çmim

Pas Jude Bellingham dhe Lamine Yamal, është radha e Désiré Doué për të vazhduar trashëgiminë e dy fituesve të fundit dhe, në Torino, u kurorëzua ‘Golden Boy’ i 23-të në histori, duke marrë çmimin e dedikuar për lojtarin më të mirë të ri në futbollin evropian.

“Jam shumë i lumtur që e kam fituar këtë çmim, veçanërisht duke pasur parasysh listën e lojtarëve që e kanë fituar para meje, nga Mbappé te Messi. Lojtarë fenomenalë që e kanë ndriçuar këtë skenë, është një nder i madh për mua”, tha talenti 20-vjeçar francez i PSG-së për Sky Sport.

Lidhur me fitoren e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ndaj Interit në finalen e Mynihut, Douè tha: “Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, një ëndërr e bërë realitet. Ishte nata më e mirë e karrierës sime. Do të mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrën time, siç është me të gjithë tifozët parisienë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›