E Diel, 1 Nëntor 2026

Merz: Evropa ka një “kurs të qartë”: Asnjë paqe e imponuar me forcë ndaj Ukrainës

Pas një bisede të përbashkët telefonike mes liderëve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Evropa ka një “kurs të qartë”: asnjë paqe e imponuar me forcë ndaj Ukrainës.

“Evropa ka një kurs të qartë: asnjë paqe e diktuar ndaj Ukrainës. As dobësim dhe as ndarje të BE-së dhe NATO-s. Unë dhe Donald Tusk folëm në telefon me presidentin Zelensky dhe me partnerët tanë evropianë për këtë. Në këto ditë vendimtare, ne mbetemi në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, shkroi Merz në rrjetin social X.

Ndërkaq, më herët përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se asetet e bllokuara ruse janë në thelb para ukrainase, pasi Federata Ruse ka shkaktuar dëme të mëdha në Ukrainë, dhe prandaj ndihma financiare për Ukrainën e bazuar në këto asete është e drejtë.

Ajo shprehu këtë argument të hënën në Bruksel, në një konferencë shtypi pas takimit të Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme (Mbrojtje), duke komentuar kërkesën e gazetarëve lidhur me letrën e Kryeministrit belg Bart de Wever, në të cilën ai mohon këtë opsion për financimin e Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›