E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dredha: Delfinët, miqtë e bukur të turistëve në Vlorë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Delfinët kanë dhuruar sërish spektakël sot në ujërat e detit Jon.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë pamjet mahnitëse të delfinëve në ujërat e kaltra të bregdetit të Vlorës, teksa shoqërojnë një grup turistësh mbi një varkë.

“Me miqtë më të bukur të turistëve në Vlorë që i takojnë çdo ditë në shëtitjet e mrekullueshme në det”, tha Dredha.

Në video shfaqet një grup turistësh që eksplorojnë me varkë Gjirin e Vlorës, ndërsa gjatë shëtitjes së tyre ata “shoqërohen” nga një grup delfinësh që kanë dhuruar spektakël për ta.

Fenonemi i shfaqjes së delfinëve në bregdetin e Vlorës po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa momente të veçanta si këto nuk shpëtojnë pa u fiksuar nga turistët e huaj apo pushuesit vendas që zgjedhin Vlorën për të shijuar detin dhe bukuritë natyrore të bregdetit tonë.

/e.i//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›