E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, i cili ka për qëllim lirimin e hapësirave publike, Policia e Durrësit njoftoi sot se ka liruar hapësira në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe në Kepin e Rodonit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë kontrolleve, në tri hapësira publike, në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 169 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas”, njoftoi Policia.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri me dije se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, N. S., 59 vjeç dhe A. R., 44 vjeç, banues në Durrës dhe në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›