Dredha: Shmangni parkimin në zonat me risk të lartë përmbytjeje

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u është bashkuar ekipeve të punës në terren, për të monitoruar nga afër situatën si pasojë e motit të keq.
Në një reagim në rrjetet sociale, Dredha shprehet se “siç u njoftuam nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, Vlora sot do të përfshihej nga reshje shiu intensive”.
Dredha tha se bashkë me të gjitha ekipet e bashkisë është vazhdimisht në terren për të monitoruar situatën.
Kryebashkiaku i Vlorës përsëriti thirrjen për t’u treguar të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, për çdo rrethanë.
Njëherësh, Dredha shprehu lutjen që të shmanget parkimi i automjeteve në zonat me risk të lartë përmbytjeje.
Dredha publikoi edhe numrat e kontaktit për të gjithë qytetarët, në rast se përballen me problematika për shkak të motit të keq:
Numrat e tel: 128, 129
Mbrojtja Civile: 0692139738;
Policia Bashkiake: 069 528 8589;
Zjarrëfikse: 0684183415
Ndërmarrje e Shërbimeve Publike: 0692179918
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me ekipet e punës në terren në Vlorë 1 nga 3/e.i//a.f/