E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump rrit tarifat për mallrat kanadeze për shkak të reklamës së Reaganit

UASHINGTON, 27 tetor /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shtoi 10% tarifat amerikane për mallrat e importuara nga Kanadaja, pasi provinca e Ontarios transmetoi një reklamë antitarifore të ish-presidentit Ronald Reagan, shkruan BBC.

Duke e quajtur reklamën një “mashtrim”, presidenti amerikan sulmoi zyrtarët kanadezë për mos heqjen e saj përpara kampionatit botëror të bejsbollit.

Kryeministri Mark Carney tha në përgjigje se Kanadaja ishte gati “të vazhdonte të ndërtonte mbi progresin që kishte bërë” në bisedimet tregtare, por shtoi se ‘’po zhvillonte marrëdhënie tregtare edhe me vendet e tjera’’.

Kanadaja është i vetmi vend i G7-s që nuk arriti një marrëveshje me SHBA-në që kur Trump filloi të kërkonte të vendoste tarifa të larta për mallrat nga partnerët kryesorë tregtarë.

SHBA-të kanë vendosur tashmë një taksë prej 35% për të gjitha mallrat kanadeze – megjithëse shumica janë të përjashtuara sipas një marrëveshjeje ekzistuese të tregtisë së lirë.

Ajo gjithashtu ka vendosur taksa specifike sektoriale për mallrat kanadeze, duke përfshirë një taksë prej 50% për metalet dhe 25% për automjetet.

Tre të katërtat e eksporteve kanadeze shiten në SHBA, dhe Ontario është vendi ku ndodhet pjesa më e madhe e prodhimit të automjeteve në Kanada./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›