E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt përfundimit dy fusha të reja sportive në Përrenjas

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Përrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa minifusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.

Ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe bashkisë së Përrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.

1 nga 4

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›