Leku fiton terren ndaj të gjitha valutave

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku fitoi pikë ndaj valutave, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 96,61 lekë ose 0,06 lekë më pak se ditën e hënë. Monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,24 lekë dhe këmbehet me 81,29 lekë. Paundi britanik u zhvlerësua në raport me lekun me 0,09 lekë dhe këmbehet me 111,36 lekë. Franga zvicerane zbriti në kuotën e 104,77 lekëve ose 0,23 lekë më pak se në fillim të javës. Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson ecurisë në bursat ndërkombëtare ndërsa faktor i rëndësishëm është edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm. /j.p/| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 81.29 | -0.24 | |
| Euro | EUR | 96.61 | -0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.36 | -0.09 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.77 | -0.23 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 52.92 | -0.15 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.33 | -0.14 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.31 | -0.32 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.11 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.34 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.94 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 111.98 | -0.35 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 413368.59 | -1,813.97 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 9132.93 | +214.36 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.69 | -0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.70 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 1.87 | ||