E Martë, 3 Nëntor 2026

OMAN – Nis raundi i tretë i bisedimeve indirekte midis SHBA-së dhe Iranit

OMAN, 26 prill /ATSH-AA/ – Raundi i tretë i negociatave indirekte midis Iranit dhe SHBA-së ka filluar zyrtarisht sot në Oman, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Sipas raportimit, të dërguarit nga të dyja palët po zhvillojnë diskutime nëpërmjet ndërmjetësve, duke u përqendruar në uljen e tensioneve dhe adresimin e mosmarrëveshjeve të gjata, veçanërisht mbi programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Teheranit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kohët e fundit kërcënoi Iranin me bombardime dhe më shumë tarifa nëse nuk arrinte një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga Teherani.

SHBA-ja dhe Izraeli akuzojnë Iranin për zhvillimin e një arme bërthamore, ndërsa Teherani e mohon këtë.

Irani refuzoi të angazhohej në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, por pranoi të zhvillonte bisedime indirekte me ndërmjetësimin e Omanit pas një shkëmbimi letrash kohëve të fundit midis dy palëve.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›