Drejtori i ARRSH inspekton punimet në Urën e Re të Vrionit

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli ka inspektuar punimet, që janë drejt përfundimt, në Urën e Re të Viroit.
Si një nga urat prioritare për investim për shkak të rëndësisë së saj strategjike, projekti ka përfshirë ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, me gjatësi 16.50 m secila, si dhe ndërtimin e një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drinos.
Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit.
Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve.