E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës: Kujdes me përdorimin e bombolave të gazit gjatë dimrit, rritet rreziku i zjarreve në banesa

I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH1, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, foli për rreziqet që paraqiten gjatë stinës së dimrit nga përdorimi i bombolave të gazit dhe pajisjeve ngrohëse në banesa e biznese.

Ai theksoi se janë regjistruar raste shpërthimesh nga bombolat e gazit dhe bëri apel për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Situata në dimër është shumë më e ndryshme se ajo në verë, sepse gjatë  dimrit vatrat e zjarrit janë  në  banesat e qytetarë ve janë ne biznese dhe kur marrin përmasa bëhen të rrezikshme për qytetarët, dhe kë to vijnë nga përdorimi i gazit të lëngshëm, ngarkesa e energjisë elektrike dhe pakujdesia e qytetarë ve. Kemi pasur raste nga shpërthimet e bombolave të  gazit dhe në kë të periudhë kanë  filluar, patjetër që  duhet të  tregohet një  kujdes i shtuar në  përdorimin e tyre. Ajo që ne kemi bërë thirrje gjithmonë është kujdesi me rimbushjen e bombolës së gazit, e cila duhet bërë në pika të  autorizuara, asnjë herë kë to bombola gazi nuk duhet të  mbushen në auto gaze sepse auto gazet në  rrugë janë për automjetet dhe jo për bombolat e gazit. Rëndësia e mbushjes në pika të licencuara është  se garantojnë sigurinë  e bombolës”, u shpreh Goxhaj.

Goxhaj dha gjithashtu një paralajmërim të veçantë për bombolat portokalli me kapacitet 5 litra.

“Bombolat në ngjyrë  portokalli të cilat janë 5 litroshe janë të përshtatshme për kamping dhe nuk duhet të përdoren fare në banesa as për gatim dhe as për tu ngrohur sepse janë bombola me strukturë  më  delikate se të  tjerat dhe një % e madhe e këtyre rasteve të zjarrit nga rrjedhjet e gazit vijnë  nga kë to bombola”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›