E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi në Mesdhe, të paktën 40 emigrantë humbin jetën pranë brigjeve të Tunizisë

Të paktën 40 emigrantë, mes të cilëve edhe fëmijë, humbën një ditë më parë jetën pasi barka në të  cilën ndodheshin u fundos në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë. Ky është edhe një nga tragjeditë  detare me bilancin më të madh të viktimave për këtë vit.

Mjeti u fundos pasi ishte nisur nga porti i Mahidas në qendër të Tunizisë me destinacion Evropën. Në  bord të  tij ishin rreth 70 emigrantë në bord, 30 prej të cilët u shpëtuan. Të gjithë ishin nga Afrika sub-Sahariane. 

Autoritetet tuniziane kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Tunizia po përballet me një presion në rritje për menaxhimin e emigrantëve që largohen nga konfliktet dhe varfëria në kërkim të një jete më të mirë në Europë.

Në  2023-in, ai vend nënshkroi një marrëveshje me BE-në për adresimin e migracionit të jashtë ligjshëm, e cila parashikoi dhënien e 118 milionë dollarë ve për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, përforcimin e masave në kufi dhe kthimin e emigrantëve.

Sipas Shifrave të  OKB-së, në 2023-in, më shumë se 210 mijë persona u përpoqën të shkonin në Europë përmes Mesdheut Qendror. Rreth 60 mijë prej tyre u kthyen mbrapsht në brigjet afrikane  dhe rreth 2 mijë humbën jetën në det.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›