E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritë jeshile në Bruksel/ Zhbllokohen fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare. Ja shuma

Lajme të mira për bujqësinë shqiptare.

Siç mëson Fax News, pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, programi IPARD III po hyn në një fazë të re, duke marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët dhe agrobizneset e vendit tonë.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Bujqësisë Brukselit Elisabet Werner kanë hartuar dhe zërat se si do të shpërndahen 146 milionë eurot e programit “IPARD III”.

Burime nga ministria, bëjnë me dije se, vendimi zyrtar do të jepet në javët në vazhdim.

Prioritet të veçantë kësaj here do të kenë moderinizimi i fermave duke aplikuar teknologjinë që rrit sigurinë ushqimore dhe ul kostot e prodhimit.

Programi “IPARD III” është menduar të jetë i ndarë në 9 masa, ku 5 prej tyre do të aplikohen për herë të parë në bujqësi:

Investime në ferma bujqësore; Agropërpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore; Diversifikimi i ekonomisë rurale; Asistenca teknike dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; Masat agro-mjedisore dhe klima; Qasja LEADER; investime në infrastrukturën rurale; Shërbimet këshillimore për fermerë; Menaxhimi dhe zhvillimi i pyjeve

Këto sektorë të bujqësisë konsiderohen si thelbësorët  për të rritur vlerën e produkteve shqiptare në tregjet europiane.

Ndërkohë siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë për tu bërë pjesë e familjes europiane, investimet në fermat shqiptare më 112 milionë eurot e qytetarëve europainë dhe 34 mln euro nga buxheti ynë pritet të nxisin prodhimin e produkteve të shëndetshme.

Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë shqiptare përmes fondeve të IPARD në gusht të 2023-shit për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›