E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë me valixhe nga Tajlanda, kapen 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen dy kinezë sapo zbritën nga avioni

Një tjetër goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës është shënuar në aeroportin e Rinasit, ku policia ka sekuestruar 61 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC. Lënda narkotike ishte e ndarë në 120 pako dhe e futur në dy valixheve.

Sasia e drogës ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe si destinacion final Shqipërinë.

Ishin autoritetet e huaja që sinjalizuan policinë shqiptare e cila menjëherë sapo avioni mbërriti, ndërhynë duke arrestuar dy shtetas kinezë.

Mësohet se lënda narkotike kishte përmbajtje të lartë THC, çka e bën atë më të shtrenjtë nëse do të hidhej në treg.

Gjatë këtij viti policia ka zbuluar dhe goditur 12 raste të kanabisit me përqindje të lartë THC.

Ngarkesat e drogës kanë ardhur kryesisht me postë nga Tajlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›