E Diel, 1 Nëntor 2026

Dronet ukrainase shkaktojnë dëme në një digë në Rusi, goditjet e vazhdueshme rrezik serioz për rezervuarin në Belgorod

Guvernatori i rajonit rus Belgorod deklaroi sot se dronet ukrainase kanë goditur një digë në një rezervuar lokal, duke shkaktuar dëme.

Në një deklaratë të publikuar në aplikacionin Telegram, Vjatseslav Gladkov tha se goditjet e përsëritura mund të përmbytin digën dhe u rekomandoi banorëve të dy vendbanimeve kufitare, Shebekino dhe Bezlyudovka, të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm diku tjetër. Rajoni i Belgorodit kufizohet me rajonin lindor të Ukrainës, Harkiv, dhe ka pësuar sulme nga forcat e Kievit që nga shpërthimi i luftës në shkallë të plotë mes dy palëve në vitin 2022.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›