E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule dhe Beleri ndalohen të takojnë Metën, SPAK: Nuk kanë bërë kërkesë

SPAK ka njoftuar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga Dule dhe Beleri për të takuar ndonjë të paraburgosur, konkretisht ish-presidentin Meta.

“Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit. Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur”, njofton SPAK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›