Homazhet për Janullatos! Bëhen bashkë Rama e Berisha, Mitsotakis në mes

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë takuar së bashku për të nderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Siç tregohet në foto, Edi Rama dhe Sali Berisha janë ulur shumë afër njëri-tjetrit, me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, mes tyre. Megjithatë, edhe pse shumë pranë, dy liderët kanë shmangur përshëndetjen ose bisedën me njëri-tjetrin.
