VIDEO/ Lamtumira e Kryepeshkopit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja mbërrijnë në katedrale

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama mbërritën në katedralen Ngjallja e Krishtit për ceremoninë e lamtumirës së kryepeshkopit Anastas.
Ndërkohë i pranishëm në ceremoninë mortore është edhe kreu i opozitës, Sali Berisha.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus, prezentë janë shumë lidera të kishave ortodokse,, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë.
I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis ndërsa ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu
Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.