E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- Gjendet lëndë eksplozive e pashpërthyer në një dyqan në pronësi të reperit Noizy

Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer është gjetur në një dyqan në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku, njohur me emrin e artit “Noizy”, në Durrës.

Lënda eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (8 gusht), ndërsa dyqani ndodhet në lagjen nr.13 të Durrësit.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se disa vite më parë, një sasi lënde plasëse shpërtheu në një lokal po në pronësi të reperit në qytetin e Durrësit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›