Durrës, 2 burra vetëvriten brenda pak orësh
DURRES-Dy vetëvrasje janë shënuar sot në Durrës në një hark kohor prej pak orësh. Personat që u vetëqëlluan për vdekje ishin burra të moshës së mesme dhe kane zgjedhur momentin kur kanë qenë vetëm në shtëpi për të kryer veprimin ekstem.
Durres
Një person i ka dhënë jetës me armë zjarri shumë pranë Gjykatës në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 minuta në Lagjen 1 të qytetit bregdetare.
TVNews24 mëson se viktima quhet Erik Laha, 50 vjec. Policia dyshon se 50-vjecari është vetëvrarë ne banesen e tij duke qëlluar mbi veten me një armë automatik. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vetëvrasjes mund të jenë bërë borxhet ne shuma te konsiderueshme që Laha kishte kundrejt disa personave.
Shijak
Kjo është vetevrasja e dytë brenda pak orësh në Durrës. Po sot një person ka vrarë veten me armë mëngjesin e sotëm në Shijak. Burimet nga policia lokale thanë se ngjarja ndodhi në fshatin Koxhas të Shijakut dhe 44 vjeçari Sazan Caka dyshohet se ka qëlluar veten me armë tip pistoletë duke i dhënë fund jetës.
Familjarët e viktimës kanë qenë të parët që kanë rënë në kontakt me trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet që kanë çuar 44 vjeçarin në këtë fund, por policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)