Sulmet në Irak, vdesin 27 agjentë policie
IRAK- 27 agjentë policie kanë mbetur të vdekur, ndërsa 5 të tjerë u plagosën gjatë një seri sulmesh kundër rajoneve të policisë në Haditha, të Irakut. Sic raporton BBC, sulmet u kryen nga rreth 50 burra të armatosur në pjesë të ndryshme të qytetit. Sulmet nisën që në orën 2 të mëngjesit me rrëmbimin e dy oficerëve të lartë të policisë nga shtëpitë e tyre.
Disa orë më vonë 2 pengjet u gjetën të vdekur të qëlluar në kokë. Atentatorët e armatosur, të cilët mbanin uniforma policie, me pas u shpërndanë nëpër qytet duke sulmuar pikat e kontrollit. Autoritetet lokale kanë fajësuar Al Kaeden për sulmet e sotme, pasi një flamur i organizatës terroriste ishte ngritur në një prej pikave të kontrollit që u sulmua. Ky është episodi më i madh i dhunës në Haditha që pasi një kamikaz hodhi vetën në erë në një bankë të qytetit në mars 2011 duke vrarë 9 vetë.
(el.me/news24/BalkanWeb)