Durrës/ 37-vjeçari godet me sëpatë prindërit, babai në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka dhunuar me sende të forta prindërit e tij.
Sipas njoftimit të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sëpatë babanë 72-vjeçar dhe nënën 69-vjeçare.
Si pasojë e dhunës, të dy prindërit kanë mbetur të plagosur.
Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Reklamë
“Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.
Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv