E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës/ Dy të rinj vriten me armë zjarri pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Konflikti nisi për një kafe

Sherri nisi fillimisht për një kafe në lokal. 33-vjeçari Flori Paluçi debaton me kamarierin për kafen dhe më pas vret 23-vjeçarin Aranit Kurti që ndërhyri në debat. Daniel Pepa shkon dhe merr armën në makinë dhe qëllon drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur.

DURRËS – Një debat me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka nisur në një lokal, ku të dyja palët konfliktuese kanë qenë prezente. Flori Paluçi bashkë me një tjetër i ka kërkuar kamarierit që t’i bëjë një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Këtu ka nisur një debat me kamarierin dhe Aranit Kurti ka ndërhyrë në mbrojtje të kamarierit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›