E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten në Durrës dy të rinj, detaje si ndodhi sherri

Mes tyre ka nisur një sherr verbal dhe më pas me grushte. Paluçi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj 23-vjeçarit Kurti që ndërhyri, ndërsa më pas Daniel Pepa ka shkuar dhe ka marrë armën në makinë dhe ka qëlluar ndaj 33-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›