E Martë, 3 Nëntor 2026

Dy klube të Serie A pas Enea Mihajt

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Mbrojtësi shqiptar Enea Mihaj është vënë në qendër të merkatos së futbollistëve në Itali.

‘Sky News’ bën me dije se Mihaj është në mëdyshje mes Veronës dhe Cremoneses, skuadra të Serie A që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit.

Verona dhe Cremonese kanë treguar interes për Enea Mihaj, mbrojtësin e qendrës të lindur në vitin 1998, i cili aktualisht luan për Famalicao, një klub që militon në Primeira Liga, divizionin e parë të kampionatit portugez.

Kontrata e mbrojtësit të Kombëtares skadon shumë shpejt dhe ai do jetë i lirë për të zgjedhur.

Sezonin e kaluar ai luajti 29 ndeshje zyrtare me Famalicaon, shpesh duke mbajtur shiritin e kapitenit, një dëshmi e rolit të tij qëndror në dhomat e zhveshjes dhe respektit që ka fituar në klub.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›