E Martë, 3 Nëntor 2026

Ylber Ramadani drejt Abu-Dabit, ofertë milionere nga Al Ain

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka një kërkesë konkrete nga Al Ain, skuadra nga Abu-Dabi.

Ylber Ramadani është kontaktuar nga klubi i Al Ain, i cili i ofron një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej më shumë se 1 milion euro për sezon.

Al Ain i ka prezantuar ofertën direkt menaxherit të shqiptarit. Leçe pritet të kërkojë 7-10 milionë euro për ta lënë të lirë Ramadanin.

Dëshira e lojtarit në këtë pikë është e qartë pasi një ofertë e tillë nuk vjen shpesh, por pengesë mund të bëhet Leçe.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›