E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy vatra zjarri në Krujë, ndërhyjnë zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

Dy vatra zjarri janë shfaqur në zonën e Borizanë dhe në fshatin Qerekë të Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ferra dhe shkurre, ndërsa në Qerekë zjarri ka prekur edhe varrezat e fshatit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujë, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Burime bëjnë me dije se zjarret dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia, por edhe nga djegia e qëllimshme për pastrimin e zonave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›