E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshime në Kosovë për dronë nga Serbia, Hoxha: Po e monitorojmë situatën, jemi në kontakt me KFOR-in

PRISHTINË, 26 shtator/ATSH/ Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se po dyshohet që ditëve te fundit ka pasur fluturime të dronëve që vijnë nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha Policia e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe se po bëjnë monitorimin e situatës.

Hoxha tha se këto lëvizje mund të jenë të rrezikshme për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët e Kosovës, sepse policia i mbron ata. Ai theksoi se për këtë çështje, përveç KFOR-it janë njoftuar edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, tha Hoxha.

Këtë deklarim, drejtori i Përgjithshëm u Policisë së Kosovës e bëri pas organizimit të shkatërrimit të disa armëve ilegale në Prelez të Ferizajt. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›