E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshime për përgjime ndaj KLP-së, SPAK sqaron: Nuk ka hetime që prekin procesin e zgjedhjes së drejtuesve

Në një reagim, Prokuroria e Posaçme thekson se nuk kryen asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejt apo tërthorazi të ndikojë apo intimidojë vendimmarrjet e KLP-së dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

SPAK thotë se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është në hetim apo përgjim.  Në një reagim, Prokuroria e Posaçme thekson se nuk kryen asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejt apo tërthorazi të ndikojë apo intimidojë vendimmarrjet e KLP-së dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Ylli Manjanit, se Prokuroria e Posaçme po përgjonte KLP-në për të diktuar zgjedhjet e kreu të ri të Prokurorisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ish-ministrit, anëtarët po intimidohen nga përgjimet.

Reagimi i plotë i SPAK: 

Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:

1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.

2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›