Përplasen dy automjete në Pogradec, tre të lënduar transportohen në spital

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec, në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona të cilët u dërguan me ambulancë drejt spitalit.
Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.