E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni dhe eskortat në Shqipëri, Artan Hoxha: Fluksi i turistëve krijoi një treg të ri, nuk operohet pa “broker lokal”

Prostitucioni, eskortat dhe realiteti i fshehur pas qendrave të masazhit, apartamenteve me qira dhe platformave online.

Kjo ishte tema e puntatës së 6-të të emisionit “Alo Policia”, në Fax News.

I ftuar në studio, gazetari investigativ Artan Hoxha bëri një rezyme të situatës në vend, nga cilat shtete vijnë “punonjëset e seksit” dhe si funksionon tregu.

Gazetari bëri edhe një ndarje të niveleve: “Kemi nivelin e lartë që janë eskortat, nivelin e mesëm dhe nivelin bazë që janë për qytetarët e thjeshtë. Kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta kriminale që kanë kontakte edhe me organet ligjzbatuese në vend”.

“Shqipëria për shkak edhe të kaluarës së vet, gjatë regjimit komunist, është e re në këtë fenomen. Dy dekadat 1990-2000 dhe 2000-2010, shqiptarët kanë qenë më tepër të ekspozuar në pjesën e trafikut të prostitucionit me qëllim jashtë territorit të vendit. Kur u bënë pjesë e faktit që ata blinin ose rekrutonin vajza për prostitucion në vendet e lindjes, kryesisht në vendet e varfëra që vinin edhe nga ish republika Ruse, nga Moldavia, Ukraina. Dhe më mbrapa u bë trafikimi i tyre drejt vendeve kryesore të Bashkimit Europian.   Ishte nje industri qe krijonte shume te medha parash.

Ajo që është vënë re nga viti 2020 – 2025, ka ardhur si rezultat se, Shqipëria ka avancuar së tepërmi me turizmin, ka një numër të shtuar të të huajve që hynë në territorin e Shqipërisë, që qëndrojnë për një kohë të gjatë këtu, që kalojnë pushime, investojnë këtu, që punojnë dhe kjo e ka përballur vendin me një fenomen të panjohur. Rritja e madhe e fluksit të turistëve krijoi një treg të ri”, tha ndër të tjera Hoxha.

Gazetari investigativ shpjegoi më pas se, vajzat që vijnë në Shqipëri marrin më herët një garanci brenda vendit, që mos preken as nga grupet kriminale dhe as nga organet ligjzbatuese.

“Ajo ka hyrë në kontakt që në vendin ku është nisur dhe e di fare mirë që do vijë në Tiranë dhe do vendoset në këtë zonë. Dhe klientët do ti krijojë në këtë formë. Duhet një garant që e merr përsipër këtë. Ato nuk e bëjnë dot vetëm, pa patur një broker lokal. Përpjestimi bëhet në bazë të fitimit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›