E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se hapi tender për ndërtimin e një ure për familjen e saj, SPAK jep pretencën për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, të konvertuara në 4 vite shërbim prove, për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Po ashtu, është kërkuar 1 vit burg, i konvertuar në 2 vite shërbim prove, për ndërtuesin Rrok Gega.

Sipas SPAK, Zyra Islamaj është marrë e pandehur për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega akuzohet për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Islamaj, në ushtrimin e detyrës së saj si kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë, dyshohet se ka tentuar të favorizojë një procedurë tenderi për ndërtimin e një ure.

Sipas dosjes hetimore, ndërhyrja e saj dyshohet të jetë bërë në dobi të familjarëve të saj, duke i kërkuar ndërtuesit Rrok Gega realizimin e urës pranë një zone ku përfitonin familjarë të saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›