E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se pësoi infarkt duke u larë në pishinë, humb jetën 15-vjeçari në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në një pishinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi. 15-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›