E goditi me thikë në mes të Tiranës! Në pranga 51-vjeçari, më parë i dënuar për vrasje

Ronald Lacej 51 vjeç,u konfliktua për motive të dobëta me 48-vjeçarin M. X., të cilin e ka goditur me thikë. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rreziku për jetën.
Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës pasi plagosi me thikë një tjetër person.
Ronald Lacej 51 vjeç,u konfliktua për motive të dobëta me 48-vjeçarin M. X., të cilin e ka goditur me thikë. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rreziku për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Dibrës.
51-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshme kriminale i skeduar për vrasje dhe vepra të tjera penale.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.