E Premte, 6 Nëntor 2026

E kërkonte Interpoli për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 71 vjeçari në Vaun e Dejës,

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Në pranga ka rënë shtetasi Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Sipas Policisë, vendimi i dënimit është dhënë më 23 prill 2021. Arrestimi u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›