E Hënë, 2 Nëntor 2026

E martë 23 shtator, mot i kthjellët në të gjithë vendin

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente, përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 17/29

Diell

Kukës 13/27

Diell pak re

Lezhë 16/29

Diell

Dibër 14/29

Diell pak re

Durrës 17/29

Diell

Tiranë 20/30

Diell

Elbasan 20/31

Diell pak re

Berat 14/30

Diell

Vlorë 17/29

Diell

Korçë 14/26

Diell pak re

Gjirokastër 8/29

Diell

Sarandë 17/29

Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›