E Hënë, 2 Nëntor 2026

E premte 24 tetor, kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ SHërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 16/18 Diell re shi
Kukës 13/15 Diell re shi
Lezhë 15/20 Diell re shi
Dibër 10/19 Diell re shi
Durrës 14/23 Diell re shi
Tiranë 17/23 Diell re shi
Elbasan 15/21 Diell re shi
Berat 16/23 Diell re
Vlorë 17/22 Diell re
Korçë 10/20 Diell re
Gjirokastër 16/19 Diell re
Sarandë 18/22 Diell re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›