E Diel, 1 Nëntor 2026

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, ku 28-vjeçarja Katie Suarez ka humbur jetën pasi u sulmua barbarisht me thikë në qafë teksa po vraponte në një zonë bregdetare të Brooklyn-it.

E reja u gjet e plagosur rëndë nga babai i saj, i cili kishte dalë me urgjencë për ta kërkuar pasi ajo vunohej të kthehej në shtëpi.

Nga përgatitjet për maratonë te tragjedia

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, pak pas orës 20:00. 28-vjeçarja kishte dalë për stërvitjen e saj të zakonshme, pasi po përgatitej për të marrë pjesë në Maratonën e Nju Jorkut, kur u sulmua befas nga një person ende i paidentifikuar.

Pas sulmit, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin NYU Langone në Brooklyn në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj u përkeqësua gjatë të shtunës, ku mjekët konstatuan vdekjen cerebrale.

Hetimet e policisë dhe shqetësimet për sigurinë

Katie Suarez, e cila punonte në sektorin bankar, përshkruhet nga fqinjët dhe të afërmit si një vajzë e sjellshme, e qetë dhe mjaft e lidhur me familjen.

Policia e Nju Jorkut (NYPD) ka nisur hetimet me intenzitet të lartë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i panjohur dhe nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa hetuesit po ekzaminojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha te banorët e zonës lidhur me sigurinë në shtigjet që përdoren çdo ditë nga vrapuesit dhe çiklistët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›