E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë! Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.

I riu, i identifikuar si Klajdi Elezi ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës.

“Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›