Fjalim historik i Kryepeshkopit! Imzot Joan Pelushi drejton Meshën me Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës

Kryepeshkopi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, ka mbajtur këtë të dielë Meshën historike në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.
Kryepeshkopi Joani, gjatë fjalës, rikujtoi vështirësitë për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse.
Po ashtu, kryepeshkopi u ndal te roli që besimi ka luajtur në jetën e shqiptarëve edhe në periudhat më të vështira.
“Më lejoni të ndaj me ju përvojën unike të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Kisha jonë, pas dekadash ateizmi të dhunshëm dhe persekutimesh, njohu një rilindje të mrekullueshme. Të rinj, të cilët nuk e kishin trashëguar besimin nga prindërit e tyre, erdhën për të kërkuar Krishtin. Nuk kishim kisha madhështore, as programe të organizuara, por kishim dashurinë dhe autenticitetin. Mësuam se besimi nuk imponohet, por fitohet. Se shërbesa dhe dashuria në vepër flasin më fort se diskutimet teologjike”, tha kryepeshkopi.
Kryepeshkopi Joan Pelushi vuri theksin edhe te ndikimi i zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale te të rinjtë dhe shoqëria bashkëkohore.
/vizionplus.tv