E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Dajt/ Fadroma merr jetën 43-vjeçarit, arrestohet shoferi

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pas një aksidenti me pasojë vdekjen që ndodhi në një gurore në zonën e Dajtit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale I. Ç., 56 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë punës në një subjekt guroreje, 56-vjeçari ka përplasur aksidentalisht me mjetin e punës, tip fadromë, shtetasin A. Xh., 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti i rëndë po lëvizte në marsh mbrapa, ndërsa përplasja i ka shkaktuar plagë të rënda 43-vjeçarit, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›