Tiranë, rrëmbyen dhe dhunuan 28-vjeçarin / Arrestohen tre të rinjtë, mes tyre dy vajza

Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre të rinj në Tiranë.
Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, tre personat e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë rrahur.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar një 30-vjeçar me inicialet E.L., një 24-vjeçare me inicialet E.Sh. dhe një tjetër 22-vjeçare me inicialet M.K.
Sipas policisë, tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë 28-vjeçarit dhe e kanë dhunuar.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.