E Martë, 3 Nëntor 2026

E rëndë në Durrës/ Mbytet teksa po lahej në det turistja nga Bosnje-Hercegovina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Durrës. Një turiste nga Bosnje-Hercegovina, 66 vjeçe, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›