E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasen dy mjete/ Aksident në rrugën Prrenjas-Librazhd, të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Qukës.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se tre persona kanë përfunduar të plagosur. Një nga mjetet e përfshira në aksident është taksi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›