E shtuna me mot të kthjellët, temperaturat deri në 35 gradë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë të ditur se dita e shtunë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit pritet të arrijnë:
Bregdet: 24°C minimale / 32°C maksimale
Vendet e ulëta: 21°C minimale / 35°C maksimale
Vendet malore: 16°C minimale / 28°C maksimale
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në momente të caktuara në zonat malore dhe bregdetare mund të jetë deri e fortë.